16:05 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Të premten presidenti u drejtohet deputetëve të Kuvendit

Presidenti i Kosovës do t’u drejtohet deputetëve në fjalimin e tij vjetor të premten e kësaj jave. Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Opozita e ka akuzuar pushtetin se po shkel rregulloren e Kuvendit, derisa kreu i legjislativit tha se opozita nuk po e din rregulloren mirë.Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ata kanë kërkuar interpelancë për zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, i cili ka gjuajtur me armë.

Shefi i deputetëve të LDK-së, akuzoi pushtetin edhe për sjellje arbitrare me rastin e emërimit të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen Stabilizim Asociimit.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se shefi i deputetëve të LDK-së, nuk po e di rregulloren, madje nuk po e lexon fare.

Ndërsa, sa i përket interpelancës, Veseli tha se në seancën e parë që e caktojnë atëherë futet në rend dite interpelanca e kërkuar, edhe pa përgjigjen e Qeverisë.

Edhe pse ishte planifikuar që këtë javë të miratohej projektligji për buxhetin e vitit 2018 në lexim të dytë, kjo u bë për shkak të mos konsensusit në Kryesi.