10:03 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Në Prishtinë disa persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë qëlluar viktimën në një nga rrugët e kryeqytetit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare dhe tani është jashtë rrezikut për jetë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm./Indeksonline/