20:50 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Tentoi të bënte një selfie me ariun, vdes taksisti

Ky është momenti kur një shofer taksie ka gjetur vdekjen, teksa tentonte të bënte një selfie më një ari. Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën lindore të Odisha, Indi.

Prabhu Bhatara, punonte prej vitesh si taksist dhe gjatë rrugës, ai ka ndaluar të bëjë një selfie me ariun edhe pse ka qenë me pasagjerë, por është sulmuar dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas dëshmitarve, por edhe pamjeve të filmuara, Bhatata është tërhequr zvarrë nga ariu. Edhe pse njerëzit e pranishëm tentuan ta ndihmonin,ishte e pamundur që ai të shpëtonte.