09:28 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Teuta Krasniqi çdo ditë e më e re (Foto)

Thonë se lumturia ta shton bukurinë. E kjo si duket po ndodhë me aktoren e njohur Teuta Krasniqi.

Ajo shihet se ka një jetë me plot harmoni brenda familjes së saj. Në fakt, kështu edhe duhet të jetë meqë ka dy vajza si pëllumbesha, Tarën e Kaia-n, shkruan Indeksonline.

Teuta është nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar, por nuk e lë anash asnjëherë profesionin e saj prej aktoreje, duke u angazhuar në Teatrin Kombëtar.

Ndërsa, atë së fundmi e kemi parë edhe në reklama ku shfaqet me plot sharm.

Ajo është fytyra kryesore në reklamën e çipsave “Vipa”, shkruan Indeksonline.

Nga aty, Teuta ka shpërndarë disa foto të saj ku duket mahnitëse./Indeksonline/