11:40 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Dekorata për Clarkin, mirënjohje për mijëra amerikanë që kontribuuan për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale gjeneralin amerikan, esley Clark.

Në një postim në Facebook, Thaci ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Thaçit:

Gjeneralin amerikan, wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark. HTH