10:53 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron deputeten Flora Brovina

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot deputeten Flora Brovina me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka thënë se me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës.

Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave. HTH