14:50 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi e dekoroi, reja e ledhatoi, ditë e madhe për Shyhreten

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me Medalje Presidenciale të Meritave këngëtaren e famshme, Shyhrete Behluli. Të lumtura për këtë shpërblim janë shfaqur në rrjete sociale dy vajzat e këngëtares së njohur.

Por, lumturinë nuk ka arritur ta mbajë në vete as reja e saj, Learta.

Madje, ajo e quan mam vjehrrën e saj.

“Ylli i muzikës popullore dekorohet nga presidenti i shtetit! Të uroj shëndet mam. Krenare” shkruan Learta në Instagram./Indeksonline/