15:56 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi ftohet për Lutjet e Mëngjesit në Washington

Në lutjet tradicionale të mëngjesit në Washington, i ftuar është edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Siç mëson Indeksonline nga Zyra për Informim në Presidencën e Kosovës, Thaçi sikur vitin e kaluar edhe këtë herë ka marrë ftesën për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Presidenti Thaçi është pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar thuhet se ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndryshe ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve drejtohet nga presidenti i SHBA-ve dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës./Indeksonline/