07:38 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi, Haradinaj dhe Veseli sot në Koshare

Në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Ditët e Shqipes’ për nder të Betejës së Koshares në një vend do të mblidhen tre të parët e vendit.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparamentari Kadri Veseli pritet të bëjnë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Kryeministri Haradinaj homazhet pritet t’i zhvillojë në ora 10:00 derisa Thaçi dhe Veseli kanë paralajmëruar që të jenë aty në ora 11:30./Indeksonline/