16:50 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Hyrja në fuqi e marrëveshjes së demarkacionit, siguron lëvizjen e lirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mës Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi ka theksuar se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, përvec që siguron lëvizjë të lirë, forcon edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sot dekretova Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, përveç që siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, do të forcojë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë. HTH