11:43 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi i bindur: Kuvendi miraton sot demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot Kuvendi i Kosovës do të marrë drejtimin e drejt dhe do të votojnë për liberalizimin e vizave dhe asesi për izolimin e vendit.

Presidenti Thaçi i bëri këto komente në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 Vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, ku tha se sot më 28 shkurt, 20 vite pas masakrës makabre, Kosova po nderohet me vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Hanin dhe Mogherinit.

Sipas tij, pas asaj masakre, Kosova po ndryshon.

“Kjo sakrificë, rezistenca jonë për liri dhe pavarësi bënë që Kosova të fitoj përkrahjen e botës. Si shteti i ri duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, dy dekada liri, një dekadë pavarësi”, tha ai.

Temat: