20:20 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi i drejtohet Qeverisë, për 10 vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do takohet me kabinetin qeveritar.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim i cili do mbahet në orën 11:00, Thaçi pritet t’i drejtohet Qeverisë me një fjalë rasti për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky takim pritet të bëhet në ndërtesën e Qeverisë.

Institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar me përgatitjet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/