16:36 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi i kundërpërgjigjet Haradinajt: Po ndihet komod në karrigen e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur konferencën e radhës për medie në lidhje me Rezolutën e propozuar nga liderët e Koalicionit qeveritar.

Thaçi ka ftuar sërish pozitën dhe opozitën për të punuar bashkërisht.

“Beteja me Beogradin zhvillohet në tavolinë, me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së” ka shtuar ai.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, ai ka thënë: “Është deklaratë interesante, duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij. Dialogu nuk ka vdekur. Një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra dhe tragjedi.” – vazhdo ai.

Thaçi, i ka bërë sfidën më të madhe publike kryeministrit Ramush Haradinaj pas deklaratave të këtij të fundit se “korrigjimi i kufijve tashmë është opcion i vdekur”.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjoje deklaratat e tij në lidhje me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme për Kosovën. Të gjithë e dijmë se pozitat tona nuk janë të përhershme, mund të ndërrohet në rast se nuk korrigjohen”, tha ai.

Thaçi e konsideroi si “interesante” deklaratën e Haradinajt. “Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Një kryeministër normal nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi”, tha ai “Nuk jam fare i shqetësuar për deklaratat populiste apo elektorale pa asnjë përmbajtje”, tha Thaçi.