12:13 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi kujton Jashar Salihun: ‘Gjenerali’ që dha një kontribut të jashtëzakonshëm!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot në përvjetorin e 17-të veprimtarin e shquar të Lëvizjes Çlirimtare, Jashar Salihun.

Thaçi ka thënë se Jashari ka lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes, qoftë brenda dhe në diasporë, transmeton ‘Indeksonline’.

“Gjenerali” dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Postimi i plotë i Thaçit:

Para 17 vitesh vdiq njëri nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu. Veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes qoftë brenda, qoftë në diasporë.

“Gjenerali” dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike. HTH./Indeksonline/