21:28 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Ky sukses është meritë e të gjitha qeverive

Pas kthimit nga Brukseli, delegacioni i Kosovë si cili ka qëndruar sot në Bruksel, pas kthimit në Kosovë kanë mbajtur një konferencë për media.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një lajm i shumë pritur për Kosovën dhe për këtë kanë meritë të gjithë që janë angazhuar në këtë proces.

Sipas tij, edhe më tej do angazhohen me përgjegjësinë më të lartë, sepse ky procesi i takon të gjithëve, dhe merita po ashtu është e të gjithëve.

“Sot me të vërtetë është ditë e madhe për Kosovën, është një e arritur e përpjekës me dekada prej institucioneve të Kosovës, prej spektrit politik pa dallim, të të gjitha qeverive, shoqërisë civile, medieve dhe qytetarëve të Kosovës, vendimi për liberalizmin e vizave.

Dëshiroj t’i falënderojë të gjithë për angazhimin e kontributin e tyre dhe në të njëjtën kohë t’i urojë qytetarët e Kosovës për këtë vendim të madh për vendin, megjithëse i vonuar. Nuk është dhuratë, është një meritë e institucioneve të Kosovës, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet. Të gjithë kemi punuar në rrugëtimin evropian, po punojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e NATO-s dhe sot duhet të ndihen krenarë çdo qytetarë e çdo aktivistë, e politikanë i Kosovës për këtë të arritur.

Kemi besim të plotë që ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti. Shpresojë që gjithë ne që jemi këtu do  angazhohemi që të kontribuojmë edhe më tej, sepse na takon të gjithëve dhe jemi meritor të gjithë”, ka thënë Thaçi.

Falënderojë të gjithë që na kanë ndihmuar në këtë proces dhe na kanë qëndruar afër.

Kemi qenë së bashku në këtë proces në Bruksel, falënderojë të gjithë për angazhimin në këtë proces.

Ne sot kemi vazhduar edhe takimin me Mogherinin dhe me Vuciq për angazhimin tonë për përshpejtimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes finale, e cila është obligative”, ka thënë Thaçi./Indeksonline.