10:45 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Masakra e Dubravës, një prej tragjedive më të mëdha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën në Burgun e Dubravës të ndodhur vite më parë.

Thaçi ka thënë se nga përvjetori i masakrës përkujtohen të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Thaçi ka shtuar se masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë. HTH