15:17 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Bërnjak: Duhet t’i bindim shtetet e BE-së të votojnë pro liberalizimit të vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak bashkë me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Thaçi tha se po punohet shumë që Kosova të arrij projektet e saja, raporton Indeksonline.

Ai përmendi anëtarësimin në INTERPOL, për çka tha se është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Këtë javë isha në Nju Jork në asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Ishte mundësi e mirë të takojmë përfaqësues të shteteve nga mbarë bota.

Në takime patëm rastin të flasim me bashkëbiseduesit për të arriturat tona dhe për të ardhmen tonë.

Në bisedimet me aleatët tanë ndërkombëtare mora përpjekke për projektet tona afatshkurta dhe afatgjata.

Mbi të gjitha mora përkrahje për rrugën tonë euroatlantike duke konfirmuar se kjo është rruga e vetme e sigurt e qytetarëve dhe shtetit tonë, konfirmimin se shteti është në familjen e madhe euroatlantike aty ku edhe e ka vendin, sepse është mëshiruar me vlerat perëndimore.

Në javët e ardhshme projekt i joni është anëtarësimi i Kosovës në INTEROL dhe grupi punues tash e një kohë po punon për takimin që do të mbahet në nëntor të këtij viti, për të futur Kosovën në agjendën e INTERPOLIT dhe hapat për të fituar mbështetjen e vendeve anëtare që të votojnë në favor të Kosovës.

Është në interes të shtetit të Kosovës dhe qytetareve të saj që vendi të bëhet pjesë e mekanizmave të INTERPOLIT, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të kontribuoj në sigurinë e aspektit rajonal.

Aspiratë tjetër e jona është liberalizimi i vizave që qytetarët të lëvizin lirshëm. Kjo është dëshirë e madhe jo vetëm e qytetarëve, por edhe hap i rëndësishëm për bashkëpunim me vendet tjera, për zhvillim të rinisë, etj.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian. Presim që sa më parë të marrim lajmin për liberalizim të vizave, e kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës, e gjithë njerëzve në parlament, qeveri, presidencë, autoritete lokale etj.

Por deri në marrjen e vendimit, është qenësore të bindim çdo shtet që të marr vendim të drejt për Kosovën. /Indeksonline/