09:42 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Në korrikun e 2011-tës i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar heroin Enver Zymberin, në shtatëvjetorin e vdekjes.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se ditën kur ra Enveri, iu dha fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetit e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale./Indeksonline/

Temat: