12:19 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Maqedoni: Deklaratat e Vuçiq ishin emocionale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Thaçi është takuar me kryeministrin Zeav. Në konferencë, presidenti i ka komentuar deklaratat e Vuçiq në Kosovë.

“Vizita e Vuçiq është bërë me lejen e autoriteteve kosovare. Deklaratat e tij në Kosovë ishin emocionale, dhe nuk i shërbejnë dialogut Kosovë-Serbi” ka thënë Thaçi.

Presidenti kosovar theksoi rendësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe ndërtimin e autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ftoi qytetarët e Maqedonisë që të votojnë “pro”referendumit, sepse sipas tij Maqedonia në NATO nënkupton stabilitet për mbarë rajonin./Indeksonline/