10:23 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Maqedoni, takim me kryeministrin Zoran Zaev

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, ku po takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me liderë të partive politike.

Presidenti Thaçi do të flasë me krerët institucionalë dhe politikë në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit tonë.

Presidenti Thaçi, gjatë këtyre ditëve, ka diskutuar rreth këtyre temave edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq./Indeksonline/