15:57 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Nga politika dalë vet, nuk i lejojë të tjerët të më largojnë

Presidenti Hashim Thaçi e ka ritheksuar edhe një herë, se nëse Presidenti i vendit do të zgjidhet nga populli, ai do të kandidojë prapë për këtë pozitë.

“Do të vazhdojë të insistojë që t’i kryej reformat elektorale, që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët”, ka thënë Presidenti para gazetarëve.

“Nëse kjo do ndodh, atëherë do të kandidojë, por nëse ka procedura të tjera do të mbeteni pa mua President”.

“E di që ndoshta mendoni se nuk humbni shumë, por për fatin tim vendos vet.

“Të tjerët nuk i lejojë të më largojnë nga skena, dalë vet”.