21:13 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi për Vetëvendosjen: Zgjidheni udhëheqësin me vota, e jo me konsensus dhe unifikim

Ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka komentuar situatën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ditëve të fundit po mundohet të krijojë stabilitetin e partisë. Kjo, meqë në media u publikuan disa biseda mes anëtarëve të VV-së ku Aida Dërguti e quan Albin Kurtin “m*t”, çështje kjo që çoi deri në dorëheqjen e Dërgutit nga VV.

Thaçi me këtë rast ka thënë se Vetëvendosje duhet të organizojë zgjedhje të brendshme të mirfillta dhe demokratike, transmeton Indeksonline.

Ai është shprehur se VV nuk duhet të stimulojë demokraci të brendshme që të zgjedhë udhëheqës me konsensus e unifikues, por kjo duhet të bëhet sipas demokracisë.

Ky është komenti i plotë i tij:

Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet assesi të simulojë demokraci të brendshme e të zgjedhë udhëheqës “konsensual” e “unifikues”. Kjo do të ishte farsë demokratike, jo demokraci.
Sakrifikimi i demokracisë së brendshme partiake në emër të ruajtjes së unitetit të partisë mund të jetë vetëm kërkesë e humbësve dhe e atyre që partinë e shohin si qëllim në vete e jo si instrument për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje duhet të organizojë zgjedhje të brendshme të mirëfillta demokratike, ku palët që kanë dallime konkurrojnë me kandidatët dhe platformat e tyre dhe i nënshtrohen procesit të votimit nga anëtarësia.
Më mirë “më e dobët” e demokratike se “më e fortë” e arbitrare (demek konsensuale).

/Indeksonline/