15:02 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Rizgjedhja e Angela Markel kancelare, lajm i mirë për të gjithë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për mandatin e katërt.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se rizgjedhja e saj si kancelare është lajm i mirë për të gjithë.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane. HTH /Indeksonline/