22:43 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: S’e kom lehtë të takohem me Vuçiqin, që thotë se ‘Kosova është djepi i Serbisë’!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga Brukseli sot është duke folur rreth këtyre zhvillimeve në një emision televiziv. Ai sa i përket çështjes se gazetat beogradase kanë filluar që ta sulmojnë atë, Thaçi është përgjigjur në mënyrë shumë të qetë.

Sipas Thaçit, për këto  ‘sulme’ tanimë është një situatë “hyp se t’vrava dhe zhdryp se t’vrava”, transmeton Indeksonline.

Më tutje, Thaçi ka përsëritur edhe njëherë se takimi i fundit me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq ka qenë më i vështiri ndër  vitet e fundit.

“Një situatë hyp se të vrava dhe zhdryp  se tvrava, që po vijnë këto sulme nga gazetat në Serbi. Takimi ka qenë më i shkurti i 60 viteve të fundit, më i vështiri dhe më i rëndi, nuk është e lehtë të ulem e të bisedojë me Vuçiqin që thotë se Kosova është zemra e djepi i Serbisë, unë tregojë durim por natyrisht se ia tregojë shumë qartë pozicionin e Kosovës, se jemi vend i pavarur vend sovran dhe i konsoliduar me perspektivë evropiane, sa i përket  njohjes dhe anëtarësimit në OKB  do të ketë zero tolerancë për kompromis”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, i pari i shtetit ka shtuar se qëllimi i tij do të jetë arritja e paqes me Serbinë./Indeksonline/