13:52 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Shanset për marrëveshje me Serbinë sa i përket Luginës janë minimale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas takimit me liderët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

I pyetur se a do të përfshihet lugina në tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi, i pari i vendit ka thënë se gjasat janë shumë të vogla të arrihet një marrëveshje, raporton Indeksonline.

Sipas tij, nga sot është rritur përgjegjësia e institucionevet ë Kosovës sa i përket gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Më poshtë fjalimi i Thaçit:

Përkushtimi për dialogun Kosovë-Serbi do të jetë i qetë, një angazhim krejt paqësor, i vullnetshëm nga të dyja anët dhe me zgjidhje për stabilitetin në Ballkan dhe në të mirë të dyja vendeve.

Unë kam premtuar se do të vazhdojmë të takohemi, do të finalizojmë me seriozitetin më të madh projektet politike e profesionale,  që në kuadër të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe në kuadër të korrigjimit të demarkacionit mes dy shteteve, të prezantoj edhe kërkesën e institucionalizuar të liderëve të Luginës.

Kërkesa e përfaqësuesve të Luginës për të hedhur në tavolinë të drejtën e tyre në dialogun e bisedimeve, do ta diskutoj edhe me liderët vendor, pasi askush s’ka të drejtë ta bllokoj i vetëm.

A i është lehtësuar puna apo jo presidentit, të them se më është rënduar.

Por e kemi obligim kombëtar, e di shumë mirë gjendjen atje dhe sa do të mund të realizohet e drejta e qytetarëve atje, e them me përgjegjësi do të jetë shumë e vështirë, por pothuajse e pamundur.

Por kjo do të shihet kur të ulemi në tavolinë me presidentin e Serbisë ,e që do të ndodh shumë shpejt.

Nuk është tronditje globale nëse bisedojmë për të ardhmen e qytetarëve atje.

Nga sot është rritur përgjegjësia edhe më tepër dhe është edhe një obligim më i madh dhe me gjasa të pakta minimale, apo zero të pajtimit nga ana e Serbisë.

Serbia e ka kompleksin e Kosovës, por askush nuk mund të ma mohoj mua interesimin për qytetarët e vendit tim.

Të gjithë liderët e Luginës janë të preokupuar për gjendjen e shqiptarëve atje. Ky proces do të jetë paqësor dhe i vullnetit të mirë.

Nga Serbia pres një reagim kokëfortë e të ashpër, ndoshta edhe me mesazhe kërcënuese për qytetarët atje në Preshevë, por është e drejta ime t’i takoj liderët që duan të drejtat për qytetarët e tyre.

Edhe Beogradi edhe Prishtina e kanë të qartë se arritja e marrëveshjes përfundimtare do të jetë me gjasa të pakta, apo të ulëta. Pres zhvillime edhe më të rënda Kosovë-Serbi në kuptimin e dialogut, ka shansa minimale në arritjen e një marrëveshje, e cila është e karakterit evropian. /Indeksonline/