19:06 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon presidentit turk , e quan mik të vërtetë dhe mbështetës të fortë të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përgjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi takimin me Erdogan e ka cilësuar të shkëlqyeshëm duke thënë se ai është një mik i vërtetë dhe mbështetës i fortë i Kosovës dhe Ballkanit, transmeton Indeksonline.

“Jemi gjithmonë mirënjohjes ndaj tij dhe Turqisë për mbështetjen në rrugën tonë të lirisë, pajtimi dhe integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi./Indeksonline/