07:01 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon sot liderët e Luginës së Preshevës

Është paralajmëruar që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot të takohet me liderët politikë të Luginës së Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të presidentit, sipas së cilës Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet t’u drejtohen mediave me një konference të përbashkët.