11:06 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Të sapograduarit dhe të tjerët në FSK punojnë që Ushtria e Kosovës të inkuadrohet në NATO

(I plotësuar, 11:16)-Presidenti Thaçi me këtë rast ka uruar Gjeneralët për këtë Gradim në Forcën e Sigurisë së Kosovës .

“Këto gradime të reja nuk janë të rastësishme sepse edhe vetë FSK është rritur dhe zhvilluar gjatë këtyre viteve, është bërë një forcë moderne, shumë etnike dhe me standard të NATO-së. FSK ka punuar për të marrë përgjegjësi shtesë, gjithmonë ka punuar për kuadro të reja”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se të sapograduarit dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të FSK-së pas transformimit në FAK, do të punojnë që  Ushtrinë e Kosovës ta inkuadrojnë në NATO.

“Bashkë me pjesëtarët e tjerë të FSK-së të sapograduarit jam i bindur se pas transformimit të FSK-së do të punojnë që Forcën tonë, Ushtrinë tonë ta inkuadrojnë në NATO dhe të jenë kontribuues në ruajtjen e paqes në rajon dhe më tej. Të graduarve u uroj suksese më tej”,ka përfunduar Thaçi.

Ndërkohë duhet shtuar se të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i FSK-së, Rrustem Mustafa si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama./Indeksonline/

……………………………………………………….

LIVE: Gradimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke graduar pjesëtarët e Frocës së Sigurisë së Kosovës.

Duhet shtuar se gjatë ditë ssë djeshme FSK mbajti një ceremony për nder të Epopesë së UÇK-së dhe 20 vjetorin e rënie së familjes Jashari në Prekaz./Indeksonline/