15:52 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi telefonon Sekretarin e NATO-së, flasin për FSK-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Thaçi ka deklaruar se përgjatë kësaj bisede është diskutuar për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës  së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë. HTH