21:41 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Unë nuk jap tokë, unë mbështes bashkimin e Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur idenë e tij për demarkimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, demarkim ky që sipas tij, herët a vonë duhet të ndodhë dhe është përgjegjësi institucionale dhe shtetërore për të dyja vendet.

Ai ka theksuar se ideja e tij nuk mbështet ndarje të Kosovës, shkëmbim territoresh apo një Republika Sërpska në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“As ujmani dhe asnjë metër e territorit të Kosovës në humbje nuk do të vihet në diskutim. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë Republika Serpska në Kosovë dhe nuk do të ketë shkëmbim territoresh“, ka thënë ai.

“Korrigjimi nënkupton demarkimin e mbi 400 km të tokave të Kosovës, sepse Kosova nuk mund të lëviz përpara pa e kaluar edhe këtë proces. Marrëveshja është e vështirë, jam skeptik. E mbështes fuqishëm idejën dhe kërkesën e liderëve të medvegjës për t’u bashkuar me Kosovën. Kosovës do t’i ruhet shpirti i saj dhe nuk do të ketë ndarje.  Unë du me marrë dhe nuk flas dhe adresa është e gabuar. Unë nuk bëjë ndarje, nuk bëjë shkëmbime, unë e mbështes vetëm idenë e bashkimit të Medvegjës”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi tha se të gjithë në Kosovë i mbështesin bisedimet dhe një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Gjithë bartësit e institucioneve të Kosovës respektojnë Kushtetutën e Kosovës. Të gjithë pa dallim, njëzëri deklarohen dhe nuk do të lejojnë ndarje. Të gjithë janë për një marrëveshje, për njohje reciproke, bisedime, demarkimin dhe mbështesin kërkesën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit”, ka përfunduar ai./Indeksonline/.