14:52 / E Premte, 28 Shtator 2018

Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet një person

Një 54 vjeçar me inicialet Sh.M është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka sulmuar me thikë një 51 vjeçar me inicialet E. Xh.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, ka marrë informatën se në Emergjencën në Vushtrri ka marrë tretman mjekësor një person i lënduar nga një mjet i mprehtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Në vendin e ngjarjes Policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast vrasje në tentativë, nga mjeti i mprehtë që dyshohet të jetë thikë, ka pësuar lëndime personi E. Xh., 51 vjeçar, ku pas tretmanit fillestar në Emergjencën në Vushtrri, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin Sh. M., 54 vjeçar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personit të dyshuar me urdhër të prokurorit të Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i është iniciuar rasti ‘vrasje në tentativë’.