14:48 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thyhet rekordi i Granit Rugovës për më së shumti pikë në një ndeshje basketbolli

Granit Rugova që disa vite e mbante rekordin për shënimin e më shumë pikëve në një ndeshje në basketbollin kosovar.

Rugova kishte shënuar 110 pikë për Prishtinën në përballjen ndaj Mitrovicës.

Por, ky rekord është thyer sot nga një basketbolliste.

Basketbollistja e Prishtinës, Marigona Rushiti ka arritur që të shënojë 116 pikë në ndeshjen e sotme ndaj KB Vushtrrisë. 126-31 ishte rezultati i fitores bindëse të Prishtinës në këtë përballje./Indeksonline/