14:41 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Arsenalit u shokuan me atë që Torreira bëri në minutën e 84-t në ndeshjen e djeshme

Arsnelai më në fund i ka arkëtuar tri pikë në Premier League këtë sezon.

Kjo ishte një fitore tejet me fat, pasi që mysafirët e dominuan ndeshjen në të shumtën e kohës në ”Emirates Stadium”.

Në mesfushë startuan sërish Granit Xhaka dhe Matteo Guendouzi, të cilët dëshmuan prapë se nuk janë partnerë të duhur në këtë repart, transmeton IndeksOnline.

Inkuadrimi i uruguaianit, Lucas TOrreira me të vërtetë e ndihmoi skuadrën në pjesën e dytë dhe ai duhet të startojë nga minuta e parë.

Torreira in the thick of it vs West Ham

Por, tifozët e Arsenalit u shokuan në një aspekt të paraqitjes së Torreiras dhe ende nuk e dinë se faji i kujt ishte.

Në minutën e 84-t, Torreira shkoi ta korneri dhe menjëherë West Hami nisi kundërsulm ku Lucas Perez gati sa nuk shënoi.

Dhe ju duhet të mos harroni që mesfushori defanziv nuk duhet t’i nisë kurrë rivëniet e këndit./IndeksOnline/

Unai Emery on the touchline