10:05 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Kroacisë dhe të Francës bëhen bashkë, këndojnë midis Moskës (Video)

Tifozët mezi po e presin duelin final të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Francës do të takohen sot nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.

Para ndeshjes, FIFA ka publikuar një video ku shihen tifozët e të dyja kombëtareve.

Ata po festojnë dhe po këndojnë së bashku në qytetin e Moskës, duke dhënë një mesazh të mirë për të gjithë tifozët anembanë botës.

Kujtojmë që finalja e madhe zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”, që ka kapacitetin e 81 mijë spektatorëve./IndeksOnline/