08:51 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Man Unitedit e dinë se kush duhet të fajësohet për golin e tretë të Brightonit

Brightoni regjistroi fitore befasuese, 3-2 ndaj Manchester Unitedit në pasditën e së dielës.

”Djajtë e Kuq” ishin në disavantazh prej dy golash pas 27 minutash lojë pas golave të Glenn Murray dhe Shane Duffy.

Romelu Lukaku më pas ngushtoi epërsinë e vendasve me një gol, por skuadra e Jose Mourinho nuk arriti të rikthehet.

Mbrojtësi afrikan, Eric Bailly shkaktoi një penallti në përfundim të pjesës së parë, të cilën Pascal Gross e konkretizoi me gol, transmeton IndeksOnline.

Ishte një ditë e tmerrshme për për Manchester Unitedin, pavarsisht se Paul Pogba shënoi gol në minutat e fundit të lojës.

Tifozët e Man Unitedit, si dhe Gary Neville në komentim – e kritikuan vazhdimisht Baillyn për ndërhyrjen e tij që dhuroi penallti përë Brightonin.

Por, shumica e tifozëve të Man Unitedit e dinë se edhe David De Gea kishte faj në këtë moment.

Portieri spanjoll pasoi dobët te Fred në zonën e Man Unitedit dhe më pas Bailly bëri atë gabim./IndeksOnline/