21:49 / E Martë, 14 Gusht 2018

Tifozët e Milanit duhet të presin edhe një javë tjetër, ndeshja me Genoa mund të shtyhet

Pritja e tifozëve për të parë Milanin në përsëri në fushë mund të zgjat edhe një javë tjetër.

Ndeshja e xhiros së parë në mes të Milanit dhe Genoas e planifikuar të luhet të dielën është kërkuar të shtyhet nga skuadra mysafire.

Genoa ka bërë kërkesë në federatën italiane që ndeshja të shtyhet për shkak të tragjedisë në qytetin e tyre.

Shembja e një ure ka shkaktuar të paktën 35 viktima dhe 10 tjerë konsiderohen të zhdukur. /IndeksOnline/