11:07 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tifozët hapin peticion kundër dënimit të Xhakës dhe Shaqirit (Foto)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të dënohet nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

Dy kosovarët pasi shënuan gola ndaj Serbisë, festuan me shqiponjë, gjë e cila serbëve dhe FIFA-s ju ka dukur provokuese, shkruan IndeksOnline.

Pas vendimit të FIFA-s që kjo festë të shqyrtohet, tifozët kanë hapur një peticion kundër.

Deri më tani kanë firmosur 143 persona, të cilët janë kundër dënimit që mund t’i shqiptohet kosovarëve nga FIFA.

Kujtojmë që ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës përfundoi me rezultat 1-2./IndeksOnline/

Më poshtë e keni linkun ku mund të firmosni edhe ju!

https://www.change.org/p/fifa-contre-une-mesure-disciplinaire-%C3%A0-l-encontre-de-xhaka-et-shakiri-par-la-fifarecruiter=58531259&utm_source=share_petition&utm_medium=abi_gmail&utm_campaign=address_book.pacific_abi_share_button_ordering_1.abi_featured_fb&utm_term=psf_combo_share_message