75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

“Tifozët ia ndryshuan mendjen gjyqtarit”, Declan Rice: Ishte penallti rasti i Eze-së!

Skuadra e Arsenalit barazoi 1:1 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Një moment i penalltisë të padhënë po diskutohet shumë pas ndeshjes, shkruan Indeksonline

Eberechi Eze u faulua në zonën e 16-metërshit, për gjyqtarin ishte penallti, por për sistemin VAR, jo!

Mesfushori anglez, Declan Rice thotë se ajo ishte penallti e pastër, por mendon se në vendimin e gjyqtarit ndikuan tifozët.

“Rasti i Eberechi Eze është penallti e pastër. Nuk e di se si nuk u dha. Mendoj se tifozët ndikuan në vendimin dhe ia ndryshuan mendimin gjyqtarit”, u shpreh Rice.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet në “Emirates” në Londër dhe përcakton finalistin e Ligës së Kampionëve./Indeksonline/