13:42 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Tifozët votojnë Cole Palmerin si më të mirin e sezonit në Premier League

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Cole Palmer, është zgjedhur “lojtari i sezonit” në Premier League nga votat e tifozëve.

Palmer mposhti kundërshtarët, si: Bukayo Saka, Erling Haaland, Alexander Isak, Phil Foden, Declan Rice, William Saliba dhe Rodri, shkruan Indeksonline

Futbollisti që ka marrë më së shumti vota nga tifozët është Cole Palmer që pati një sezon fantastik me Blutë e Londrës.

22-vjeçari në Premier League këtë edicion, ka zhvilluar 34 ndeshje, ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 11 asiste./Indeksonline/