Tifozi i Real Madridit bën një gjë të pabesueshme pas ndeshjes me Barcelonën, ia “fut” zjarrin shtëpisë
Një tifoz i Real Madridit në qytetin rumun të Ardit reagoi shumë keq në fundjavën e kaluar në El Clasico.
Barcelona udhëtoi në Santiago Bernabeu dhe fituan me rezultat të thellë 3 me 0 kundër rivalëve të përjetshëm spanjoll, transmeton IndeksOnline.
Tifozi rumun duke parë që klubi i tij i zemrës po “shpartallohet” nga Barça, vuri në zjarrë shtëpinë e tij.
Për fat të mirë, një fqinj reagoi shumë shpejtë dhe lajmroi zjarrfikësit të cilët shpëtuan tifozin 70-vjeçar.
Pasi u shpëtua tifozi i Real Madridit pretendoi se e dinte se cfarë po bënte dhe nuk u pendua për verpimin e tij./IndeksOnline/