Tifozi kroat “shuplak” Shaqirit, legjenda Prosinecki i del në mbrojtje Serbisë (Video)
Ka shumë tifozë në Kosovë që përkrahin Kombëtaren e Kroacisë. Megjithatë, këtë respekt kroatët mund ta humbasin.
Një tifoz i Kroacisë dhe shumë të tjerë, siç duket ishin kundër festimit të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, shkruan IndeksOnline.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një tifoz i cili ka të veshur fanellën kroate duke goditur një karton me figurën e futbollistit kosovar, Shaqiri.
Kjo nuk ishte e gjitha, edhe legjenda e futbollit të Kroacisë, Robert Prosinecki, e quajti ndeshjen Serbi – Zvicrës, si katastrofale.
Ai po ashtu kritikoi ashpër gjyqtarin Felix Brych.
“Ky është një krim i pastër!. Ai nuk e bëri vetëm një gabim, ishin plotë”, ka thënë Prosinecki.
Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri ishin dy realizatorët e golave për Zvicrën./IndeksOnline/