13:30 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Titullin e kanë gati, në çerekfinale janë kualifiku, pse mos me pushu? (Foto)

Skuadra e Manchester Cityt është afër titullit në Premierligë. Edhe dy fitore dhe skuadra e Pep Guardiolas shpallet kampion për këtë sezon.

Pas fitores kundër Stoke Cityt në xhiron e 30’të, ekipi i Sheikut, Mansour bin Zayed, ka udhëtuar për në Abu Dhabi (Dubai), për një relaks, shkruan IndeksOnline.

Në një foto të publikuar nga Bernardo Silva, shihen futbollistët, Ederson, Fernandinho dhe Gabriel Jesus teksa disktuojnë.

I vetmi klub në Europë, që i kanë punët në “dyzen”, pasi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar, në Premierligë janë afër titullit dhe kanë fituar Kupën e Ligës “Carabao Cup”./IndeksOnline/