09:43 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tjetër humbje për Houston, Cleveland regjisteron fitoren e parë

Pas 6 humbjesh vjen fitorja e parë në kampionat për Cleveland, ekipi nënkampion i NBA-s, që sot triumfoi 136-114 ndaj Atlanta, ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, por në të dytën Cavaliers dominuan në parket. 7 lojtarë të Cleveland realizuan mbi 11 pikë, me Hood që ishte shënuesi më i mirë me 26 pikë.

Vijon të zhgënjejë skuadfra e Houston, që sot regjistroi humbjen e pestë sezonale (ka vetëm një fitore). Teksanët u mundën 104-85 nga Portland, që e dominuan takimin dhe merituan fitoren (Lillard e Nurkic realizuan nga 22 pikë secili).

Rikthehet te fitorja skuadra e Torontos, një nga ekipet pretendente në Lindje, pas fitores 129-112 ndaj Philadelphia. Sfidë e komanduar nga kanadezët, me të zakonshmin Leonard që është lider në fushë, duke realizuar 31 pikë, ndërsa 31 pikët e Embiid për miqtë mbetën për statistikë.

Fitoren e dytë sezonale korri ekipi i Oklahomës, që mundi 128-110 Clippers, sfidë që u vendos në periodën e fundit në favor të ekipit vendës. Westbrook dhe George realizuan nga 32 pikë secili, duke qenë vendimtarë në fushë për ekipin e Thunder.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi në sekondat e fundit 108-105 Detroit, një tjetër përballje me rivalitet mes dy ekipeve që synojnë play off-in në Lindje. Irving me 31 pikë bëri difererncën në parket për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 24 pikë e 15 rebaund të Griffin për miqtë.

Skuadra e Charlotte, falë 24 pikëve të veteranit Tony Parker mundi 125-113 Miami, ndeshje ku për vendasit ishte stoli ai që bëri diferencën (66 pikë). Memphis mposhti 107-95 Washington, ndeshje ku u dallua Temple me 20 pikë, ndërsa Sacramento mundi 107-99 Orlando (Hield 25 pikë e 11 rebaund)

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Miami, 125-113

Cleveland – Atlanta, 136-114

Orlando – Sacramento, 99-107

Boston – Detroit, 108-105

Toronto – Philadelphia, 129-112

Houston – Portland, 85-104

Memphis – Washington, 107-95

Oklahoma – Clippers, 128-110

Temat: