16:45 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Tomë Gashi ka një kërkesë për Lëvizjen Vetëvendosje

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosjes që emri i Astrit Deharit të mos përdoret për qëllime politike personale.

Gashi ka thënë se rasti i vdekjes së Astrit Dehari nuk është cështje private dhe ka kërkuar që askush të mos e përdor për qëllime të veta politike, shkruan Indeksonline.

Ai ka shtuar se për hetimin e vdekjes së tij është kërkuar ekspertizë nga Instituti Zviceran në mënyrë që kjo cështje në aspektin juridik të mbyllet.

Lexoni të plotë reagimin e avokatit, Tomë Gashi:

RASTIN E VRASJES SE ASTRIT DEHARIT TË MOS E PËRDOR ASKUSH PËR QËLLIME TË VETA.

Menjëherë pas vrasjes së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes! dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të veprimtarisë së tij politike.

Z.Albin Kurti është deklaruar i pari në media, se Astriti ka hyrë në gjallë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe është nxjerrë nga institucioni ku jeta e tij duhet të ishte e sigurt.

Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, kurrë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.

Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertizë të ekspertëve të pavarur që kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e hetimeve të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertizën të pavaruara në lidhje me rastin e vrasjes së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin juridik të mbyllet.

Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e gomës për angazhimin e Institutitit sviceran duhet të realizohet.

Rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk është çështje private dhe askujt, në cilësinë e përfaqësuesit juridik – Avokat i Familjes Dehari kerkoj që askush të mos e përdor këtë rast për qëllime të veta politike.