21:17 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Toni Kroosit i bëhet garda e nderit, kështu e presin tifozët në “Santiago”

Skuadra e Real Madridit është duke e zhvilluar ndeshjen e fundit në La Liga këtë sezon ndaj Betisit.

Në stadiumin “Santiago Bernabeu” kjo është ndeshja e fundit për mesfushorin e Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos, shkruan Indeksonline

Tifozët shpalosën një koreografi gjigante për mesfushorin gjerman.

Në anën tjetër, bashkëlojtarët e tij i bën gardën e nderit pak minuta pa filluar ndeshja.

Toni Kroos sonte dhe të shtunën e ardhshme luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madridit, kurse pas Euro 2024 pensionohet nga futbolli aktiv./Indeksonline/