15:52 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Tottenham në gjysmëfinale të FA Cup (Video)

Christian Eriksen ka shënuar dy gola duke e ndihmuar Tottenham Hotspur në fitoren 3-0 ndaj Swansea City që i jep mundësinë skuadrës nga veriu i Londrës të shkojë në gjysmëfinalet e FC Cup, Kupa e Anglisë, veprimtaria më e vjetër në historinë e futbollit.

Danezi e shënoi golin e parë me të majtën, pas 11 minutash lojë në ndeshjen e luajtur në “Liberty Stadium”, ndërsa golin e dytë e realizoi Erik Lamela, që mposhti portieri suedez Kristoffer Nordfeldt. Kur u mbush një orë lojë, Eriksen “vrau” ndeshjen me golin e tretë.

Tottenham, tetë herë fitues i Kupës së Anglisë, nuk e fiton këtë veprimtari që nga viti 1991 dhe në sezonin e kaluar u eliminuar nga Chelsea.

Temat: