16:51 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Totti: Tentova t’i bindë futbollistët kampion të vinin te Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka pranuar se ai ka tentuar t’i bindë disa nga lojtarët më të mirë në botë për t’ju bashkuar klubit nga kryeqyteti.

Totti, i cili ka luajtur për 25 vite te Roma, ka zhvilluar mbi 750 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 300 gola.

Ai fitoi Scudetton në vitin 2001 me klubin, por dëshira e tij qe Roma të fitojë më shumë e ka shtyer atë të flasë me lojtarët e klubeve tjera, ashtu edhe me Ibrahimovic.

Duke folur për La Repubblica, Totti tha:” Gjithmon kam thënë se duhet t’i ftojmë lojtarët kampion”.

“Shpresova që Ronaldo dhe Ibrahimovic të vinin këtu, por jo vetëm sulmues, por edhe mbrojtës dhe mesfushorë”, tha Totti./IndeksOnline/