19:28 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tovërlani zbulon problemin kyç të Ferizajt këtë sezon

Në ndeshjen e javës së 16-të, Ferizaj ishte nikoqir i liderit të Superligës së Kosovës, Prishtinës.

Skuadra e Afrim Tovërlanit ia arriti që ta ndalë Prishtinën në Ferizaj me rezultat, 0-0.

Jo në një formë të mirë këtë sezon, Tovërlani ka zbuluar tani problemin e skuadrës së tij – Ferizajt, transmeton IndeksOnline.

”Jemi skuadra që kemi humbur më së shumti raste këtë sezon, na ka munguar një sulmues vrasës para portës”.

”Do të diskutojmë me klubin për transferimet dimërore. Si klub, qëndrojmë stabil financiarisht, jemi mjaft mirë të organizuar”.

”Te Ferizaj, do të qëndroj së paku deri në fund të këtij sezoni”, tha Tovërlani në një emision sportiv./IndeksOnline/