11:15 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Argjentinës zbulon të ardhmen e Lionel Messit

E ardhmja e Lionel Messit me Argjentinën mbetet në dyshim, teksa ylli i Barcelonës do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të vendit të tij.

Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që nga Kupa e Botës, duke munguar ndaj Guatemalas dhe Kolumbisë këtë muaj.

Tani ai nuk është ftuar për dy miqësoret ndaj Irakut dhe Brazilit, transmeton IndeksOnline.

E ardhmja e Messit me Argjentinën mbetet në dyshim që prej eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës në Rusi.

Dhe trajneri i përkohshëm, Lionel Scaloni ka konfirmuar se Messi ende nuk është i gatshëm për vendin e tij.

”Kam folur me të dhe ne ende mendojmë se gjëja më e mirë është se ai nuk ka ardhur në Kombëtare”.

”Jemi në një fazë të vështirë dhe këta djelmosha vazhdojnë ta mbajnë fanellën me krenari”./IndeksOnline/