09:28 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Azerbajxhanit: Kosova e meritoi fitoren

Ani pse u cilësuan si favorit, Azerbajxhani e humbi ”luftën” në Prishtinë.

Azerët pësuan humbje të thellë nga të besuarit e Bernard Challandes me rezultat, 4-0.

Me këtë humbje, Azerbajxhani nuk ia del të kualifikohet në grupin C, ndërsa Kosova po, transmeton IndeksOnline.

E pas ndeshjes, ka reaguar edhe trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, i cili tha se fitoren e merituan kosovarët.

”Urime Kosovës për fitoren e merituar. Erdhëm me dëshirën për të fituar, por nuk ia dolëm. Pothuajse çdo goditje e tyre përfundoi me gol”.

”Nuk dua t’i kritikoj lojtarët e mi, por mbrëmë e mësuam fuqinë e kundërshtarit. Kosova ishte më e fortë se ne”, tha Gurganov në mes të tjerash./IndeksOnline/